Kuti dhe Enë Ushqimi për Delivery
Delivery-ja rritet çdo vit dhe ambalazhi është pjesa që vendos nëse ushqimi arrin ashtu siç doli nga kuzhina. Wave Sparkle ofron kuti dreke, kova ushqimi, tabaka letre, kuti torte dhe pastiçerie, si dhe enë prej kallëmi sheqeri me kapak, për restorante, furra, pastiçeri dhe supermarkete.
Materialet janë të përshtatshme për kontakt me ushqimin dhe pjesa më e madhe janë biodegradueshme ose të riciklueshme — kallëm sheqeri, PBS, PLA dhe karton i veshur. Shumica e modeleve ofrohen në disa përmasa dhe ngjyra; zgjidhni atë që ju përshtatet, kopjoni kodin dhe na shkruani për çmimin.
Produktet (27)
Këto janë produktet e kësaj kategorie. Katalogun e plotë me 248 produkte dhe mbi 450 përmasa e ngjyra e gjeni te faqja e Ambalazhit.
Pyetje të shpeshta
Cilat materiale janë ekologjike?
Enët prej kallëmi sheqeri (bagasse), PBS dhe PLA janë biodegradueshme. Kartoni kraft është i riciklueshëm. Në katalog secili produkt e ka materialin të shënuar.
A i mbajnë ushqimet e lëngshme?
Po. Kovat, kupat me kapak dhe enët me ndarje janë prodhuar për supë, sallata dhe pjata me salcë. Kapakët shiten veç ose bashkë me enën, sipas modelit.
A mund të porosis vetëm një lloj produkti?
Po, nuk ka detyrim për paketa të përziera. Na shkruani kodin dhe sasinë që doni.
Kategori të tjera
- Kuti Pice dhe Ambalazh Fast Food
- Gota Letre, Gota Plastike dhe Kapakë
- Qese Letre për Restorante, Furra dhe Dyqane
- Pjata, Kupa dhe Takëme Njëpërdorimëshe
- Peceta me Logo dhe Letra Mbështjellëse
- Ambalazh me Logo
- Katalogu i plotë
Kërkoni çmimin
Nuk shfaqim çmime në faqe sepse çmimi varet nga përmasa, sasia dhe printimi. Kopjoni kodin e produktit që ju intereson dhe na shkruani — ju kthejmë me ofertë brenda ditës.
WhatsApp +355 69 60 10 200[email protected]

























