Kalo te përmbajtja

Qese Letre për Restorante, Furra dhe Dyqane

Qesja e letrës është ambalazhi që klienti mban në dorë deri në shtëpi — dhe që të tjerët e shohin rrugës. Wave Sparkle ofron qese letre kraft me dorezë të dredhur, qese me fund të sheshtë për takeaway, qese buke dhe qese me dritare për furra e pastiçeri, si dhe qese të vogla për ëmbëlsira, sanduiçe dhe takëme.

Letra kraft është e riciklueshme dhe mban peshë pa u grisur, edhe kur ushqimi është i ngrohtë. Modelet me dorezë të dredhur janë zgjidhja më e zakonshme për delivery dhe dyqane; qeset me dritare u japin furrave mundësinë të tregojnë produktin pa e hapur paketimin. Zgjidhni modelin, kopjoni kodin dhe na shkruani për çmimin.

Produktet (25)

Këto janë produktet e kësaj kategorie. Katalogun e plotë me 248 produkte dhe mbi 450 përmasa e ngjyra e gjeni te faqja e Ambalazhit.

Pyetje të shpeshta

A printoni qese në sasi të vogla?

Po. Kemi zgjidhje printimi edhe për biznese të vogla. Sasia minimale varet nga modeli — na shkruani se çfarë ju nevojitet.

Cila qese është më e fortë për ushqim të ngrohtë?

Qeset kraft me fund të sheshtë dhe ato me shtresë të brendshme mbajnë më mirë ushqimin e ngrohtë e me yndyrë. Në katalog secili model e ka të shënuar përdorimin.

A keni qese pa printim, gati për dorëzim?

Po, modelet standarde pa printim janë zakonisht të disponueshme më shpejt se ato me logo.

Kategori të tjera

Kërkoni çmimin

Nuk shfaqim çmime në faqe sepse çmimi varet nga përmasa, sasia dhe printimi. Kopjoni kodin e produktit që ju intereson dhe na shkruani — ju kthejmë me ofertë brenda ditës.

[email protected]